Njëri i plagosur, tjetri në arrati. Kush janë 2 vëllezërit nga Puka që tentuan grabitjen në Fier (FOTO)

589
0

Personat që shihni në foto janë vëllezërit Arben dhe Ardi Muça, dy nga autorët që tentuan të grabisnin banesën në Fier, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej tyre mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arratis.

“BalkanWeb” raporton se dy vëllezërit morën pjesë në grabitje bashkë me kunatin e tyre dhe me një tjetër person.

Po ashtu mësohet se Arben dhe Ardi Muça, kishin lindur në Pukë, ndërsa banesën e prindërve e kishin në Ndroq.

Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen “29 Nëntori’ në Fier.

37-vjeçari i plagosur pavarësisht se deklaroi për policinë që jetonte në Ndroq, ai ishte transferuar në Durrës bashkë më gruan dhe fëmijët.