‘Njerëzit presin që unë të kendoj si ty’, Grace përlot Aurelën me fjalët që i thotë

643
0

Së fundmi, në emsionin “Pushime on Top” në Top Channel, me Ori Nebijaj ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, e cila ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e saj private,  bashkëshortin dhe vajzat e saj.

Ajo ka rrëfyer se është shumë me fat që ka Skerdin në jetën e saj pasi ai e ka bërë një njeri më të mirë.

“Faleminderit zotit që ka sjell Skerdin në jetën time sepse çdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. Më ka ndihmuar dhe shtyrë për mirë në karrierrën time. Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë që ndjeva për atë njeri”, është shprehur Aurela teksa ka shtuar se duke qenë se Skerdi është dhe menaxheri i saj herë pas here i bën vërejtje.

“Unë sigurisht e pyes dhe ia kam lënë në dorë çdo gjë jashtë skene. Ai e di që e dua skenën dhe nuk ndërhyn, kur e teproj ai ma thotë, paçka unë e kam inat kur ma thotë.” tregoi ajo.

Krahas marrëdhënies së saj me Skerdin, Aurela ka folur dhe për vajzat e saj dhe ka zbuluar se e bija Grace që tani ka filluar të ndjejë peshën e emrit të së ëmës.

“Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëherë më tha diçka që më preku: Njerëzit presin që unë të këndoj si ty.” Unë u preka shumë”, tha ajo.

“Jo, unë nuk mund të vendos për to. Ato do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat. Unë kam për detyrë të rris, ti jap dashuri, ti tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe” tha ndër të tjera këngëtarja.