Njerëz të bllokuar në metro, makina që notojnë nën ujë! Nje tjeter shtet i gjunjezuar nga përmbytjet (Video)

1130
0

Ashtu si në Europë, përmbytjet po sjellin shkatërrime te medha e jetë të humbura në disa zona të Kinës.

Deri më tani është raportuar për të paktën 25 viktima, ndërsa vendi më i goditur është provinca e Henan dhe qyteti i Zhengzhou. Pikërisht atje, një numër i madh njerëzish mbetën ditën e djeshme nëpër stacionet e metrosë, të cilat u përfshinë nga përmbytjet.

Videot e postuara në rrjetet sociale e në median lokale, tregojnë pamje të përmbytjeve masive. Ndërkohë në stacionet e metrosë, shumë njerëz mbetën të bllokuar nëpër trena, në pritje të ardhjes së ndihmës.

Ndërkohë në rrrugët e shumë qyteteve, uji ka marrë përpara çfarë ka gjetur. Një video e postuar në rrjet tregon sesi makinat notojnë nën ujë.

Një tjetër video, e filmuar nga një familje e mbetur në makinë, tregon sesi uji vërshon në një nivel mbi 1 metër.

Sipas mediave të huaja, të paktën 100 mijë persona janë avakuuar nga zonat e përmbytura. Provinca e Henan-it, është një ndër qendrat më industriale të Kinës.