HomeInteresanteKurioziteteNjeh një djalë...

Njeh një djalë në Facebook dhe martohet pas 10 muajsh, bën zbulimin përrallor

Një histori dashurie emocionuese dhe në kufijtë e të pabesueshmes, e lindur online dhe e kurorëzuar në martesë pas vetëm dhjetë muajsh, është kthyer në një përrallë moderne.

Gjithçka pasi nusja zbuloi se djali që dashuronte ishte një milioner.

Hirushja e ditëve të sotme, quhet Nguyen Van Anh, është një grua nga Vietnami, e cila e njohu të shoqin nëpërmjet Facebook, për tu martuar vetëm dhjetë muaj më vonë me të.

Van Anh e nisi karrierën e tij menjëherë pasi u diplomua në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hanoi, në vitin 2015.

Pavarësisht suksesit që kishte korrur në punë, e ndjente se në jetën e saj mungonte diçka. Kishte shumë djem që e pëlqenin, por ajo nuk vendoste.

Kthesa erdhi në maj të vitit 2016, kur pa fotografinë e një djali në faqen e saj në Facebook, në shoqërinë e një prej personazheve të famshëm të cilin ajo e admironte.

Duke menduar se djaloshi mund të njihte idhullin e saj, e kontaktoi me shpresë se do mund ta prezantonte.

Djali i cili quhet Dang Tuan, iu përgjigj se nuk e njihte idhullin e saj personalisht, por biseda mes tyre vijoi gjatë, dhe të dy kuptuan se kuptoheshin shumë mirë.

Dang Tuan në atë kohë jetonte dhe punonte në Rusi, por ndonëse nuk kishte pasur mundësi që ta shihte personalisht, ata u bën çift gjashtë muaj pas bisedave online.

Teksa kaluan dhjetë muaj lidhje në distancë Dang Tuan dhe van Anh, vendosën që të martohen, shkruan noa.al. Fillimisht prindërit e vajzës u shprehën kundër zgjedhjes së saj, duke i thënë se nuk mund të martohej me dikë që e kishte njohur online.

Kështu për të treguar seriozitetin e tij Dang Tuan udhëtoi drejt Vietnamit, për të takuar prindërit e vajzës që dashuronte dhe për të kërkuar dorën e saj, teksa vetëm atëherë e takoi personalisht. Vetëm kur Van Anh shkoi në Rusi për të përfunduar detajet e martesës, zbuloi atë që i fejuari

fshihte. Dang Tuan, në të vërtetë ishte një biznesmen i fuqishëm dhe drejtor i përgjithshëm, i një marke ndërkombëtare mode. Ai e kishte fshehur gjatë gjithë kohës pozicionin e tij, pasi druante se mund të ndikonte në lidhjen e tij.

Çifti u martua në një ceremoni përrallore në një hotel me pesë yje në Hanoi të Vietnamit, në 9 prill 2017, shkruan noa.al. Tashmë ata jetojnë në Rysi dhe kanë një fëmijë.

Van Anh thotë se u dashurua pas personalitetit të të shoqit dhe as që e kishte imagjinuar statusin e tij financiar, madje e dinte një punëtor të thjeshtë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Ndryshimi i Orës, mund të dëmtojë edhe shëndetin

Ora Verore 2025 ka nisur — ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur “kalohet përpara” Të dielën e fundit të muajit, më 30 mars, rikthehet ora verore dhe akrepat pritet të shkojnë 60 minuta para. Kjo ndodh çdo vit në...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.