Një vit në qeli pa prova për një celular të gjetur

742
0

Emisioni ” Stop” trajtoi historinë e Mehdi Karaj, i cili po qëndron në qeli, që nga Marsi i vitit 2017, por ai thotë, se është i pafajshëm dhe shpjegon të vërtetën e tij.

Mehdi, si është jetosh 20 muaj në burg?

Mehdi Karaj- Skandal krejt! Të jesh për një telefon, që e kam gjet edhe që e kam treguar vetë edhe të mbajnë në burg dhjetë muaj, nuk e di…, s’di ca të them më gjatë. Dua, që të jetë vendim i pafajshëm, se po më mbajnë në burg kot, kërkoj drejtësi.

Personi i cili po lutet për drejtësi quhet Medi Karajt është nga Fushë Kruja dhe po vuan dënimin për vjedhje me armë. Më datën 23 Mars 2017 Klejdi Zeka do të grabitje nga dy persona të armatosur.

Dëshmia e tij në Gjykatën e Krujës

Kledi Xeka- Isha tu ik në shtëpi, më dolën dy veta të maskuar me automatikë. Më dolën, më zbritën edhe më morën makinën. Më morën makinën me gjithë telefon. Ika në shtëpi…,ika denoncova në polici. Edhe pastaj më morën në pyetje, më thanë : A i ke njoft? I thashë jo, nuk i kam njoft. A ke dyshime te komshijtë? Asnjë lloj dyshimi thashë, kanë qenë me maska, nuk kam njoft anjeri, as nuk di, se kush ka qenë, kaq ka qenë dëshmia ime.

Mehdi Karaj një vit më parë ndodhej në kafen e fshatit Halilaj në mbrëmje dhe rrugës për në shtëpi gjen një celular. Vetëm pasi mëson se qytetari Kledi Xeka ishte grabitur me armë dhe i kishin marrë makinën, dyshon dhe paraqitet në polici, ku deklaron dhe celularin. Por në këtë pikë nisi dhe odiseja e tij. I grabituri thotë, se nuk i njeh dhunuesit, e po kështu tre dëshmitarë provojnë, se Mediu ishte ne kafene me ta, kur ka ndodhur ngjarja. Megjithatë Medi Karaj ka një vit në qeli…?!

Mehdi Karaj ka rrëfyer të gjithë historinë sesi ka ndodhur.

Mehdi Karaj- Atëherë, më 23 mars (2017) në orën 19:30, jam nis nga shtëpia ime, për me pi kafe në fshatin Halil të Fushë-Krujës, te lokali i And Halilit. Kam qendruar me nja dy shokë të mi aty në kafe dhe kanë qenë edhe nja pesë, që i kam dëshmitarë. Kam qendruar deri më orën 21:00, saktësisht, s’e mbaj mend tamam, por deri më nëntë, nëntë e dhjetë minuta (21:10), kështu ka qenë. Dhe pastaj jam kthyer për në shtëpi rrugës më këmbë, më qendër të Halilajt, kur shkoja për shtëpi, kam gjetur një telefon…

Gazetari- Kur ke kalaur, si e ke parë telefonin, është ndezur drita e telefonit?

Mehdi Karaj- Jo, kam pasur telefonin tim, dritën e telefonit tim, që shikoja, se ngaqë s’ka drita aty, isha tu ec me telefon…dhe e gjeta më rrugë edhe e mora. E mora, e cova ke shtëpia.

Pas nja 20 minutash, s’e mbaj mend saktësisht, më erdhi policia te shtëpia dhe më thanë kontroll për armë. Po thashë unë, hapa derën, u futën kontroll dhe s’më tha kush: a ke gjetur ndonjë telefon, asnjëlloj gjëje, thjesht bën kontroll edhe ikën.

Më pas dolëm aty në lagje, më tha vëllai është bo kështu-kështu.., i kanë vjedhur makinën filanit. I thashë: telefonin e kam gjetur unë edhe më atë minutë shkova direkt në rajon të policisë.

Gazetari- Shkove në rajonin e policisë?

Mehdi Karaj- Po, ishte ai djali aty, se nuk kishte qenë të shtëpia e vet, kishte qenë përpara rajonit. E thirra aty, i thashë: telefonin e kam gjetur unë, nuk kam as gisht, asnjë lloj gjëje, thjesht e kam gjetur unë.

Më pas më thirri te shefi i krimeve Elton Shahini dhe i thashë: telefonin e kam gjetur unë. Më morën në pyetje aty dhe më thanë: ku është makina? Nuk kam gjetur unë, nuk kam marr makinë i thashë, nuk kam asnjë lloj dijenije, thjesht kam gjet këtë telefon, edhe telefonin e tregova vetë.

Avokati mbrojtës i Medi Karajt, Naim Gjata në një prononcim për gazetarin e emisioni “Stop”.

Gazetari- Çfarë provash ka organi i akuzës, Prokuroria që Medi Karaj është në burg?

Naim Gjata – Meqenëse hetimet paraprake nuk janë kryer sa duhet për këtë çështje dhe si duhet janë shumë veprime hetimore që duhet të kryhen në seancën gjyqësore, pasi kemi filluar, faktikisht me procedurën e vjetër që duhej bërë kalimi i akteve për gjykim nëse kishte mangësi hetimi apo jo. Por meqenëse kemi vazhduar me procedurën e vjetër këtë të metë duhet ta kompensojmë më pyetjen e dëshmitarëve, ballafaqimin dhe prva të tjera që do të shqyrtohen në seancën gjyqësore. Nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova që ky të jetë autor për krimin që dyshohet. Në këto kushte vetë prokurori në seancën gjyqësorë kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit, ndonëse Gjykata e rrëzoi. Ai ka gjetur telefonin në kohën pas krimit dhe gjetja e këtij telefonin e ka implikuar, si të dyshuar për këtë vepër. Por vetëm telefoni nuk përben provë pasi duhet të lidhet edhe me prova të tjera.

Pas intervistës më avokatin e Karajt, gazetari ka shkuar edhe në fshatin Halilaj, ku ka pyetur 3 dëshmitarë më të cilët ka qenë Mediu mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja.

Gazetari: Më datën 23.03.2017 rreth orës 8:30 të mbrëmjes ka ndodhur një grabitje me armë në fshatin Halilaj. Dy persona kanë grabitur celularin dhe një makinë të një personi. Për këtë vepër mbahet në burg Medi Karaj, por ai ka dëshmitarë se në atë orë ka qenë në lokalin e fshatin me disa shokë të mi dhe një nga këto persona ka përmendur dhe emrin tuja. Si qëndron kjo punë ?

Dëshmitari i parë i pyetur nga gazetari i “Stop”

Dëshmitari 1: Atë natë në orën 7:30 afërsisht, se nuk e mbaj mend se ka kaluar disa muaj ka qenë në lokal me ne dhe kemi qëndruar rreth 2 orë e pak dhe ai ka qenë më në.

Gazetari: Sa i takon pjesës kur grabitja është bërë në orën 8:30, ai ka qenë më ju?

Dëshmitari 1: Po rreth orës 9:15, 9:30, ai ka qenë më ne. Kemi pirë kafe në fshat dhe jemi shpërndarë nëpër shtëpia.

Gazetar: Sa veta ishin në kafe?

Dëshmitari 1: Aty ka qene gjithë fshati dhe, ai ka qenë me ne.

Dëshmitari i dytë i pyetur nga gazetari “Stop”

Dëshmitari 2 : Atë natë, unë kam ardhur nga shkolla tek dajat e mi. Dolëm për të pirë një kafë me djalin e dajës dhe brenda në lokal erdhi dhe Medi gjatë kohës që në ishim aty. Ai ishte me dy shokë të tjerë në një tavolinë, erdhën na përshëndetën dhe më pas dhe ne kur dolën i përshëndetëm. Kur shkova në shtëpi familja e dajës ishte duke folur për ngjarjes. Ne e kemi lënë Medin aty edhe kur ngjarja ishte bërë. Ndërkohë që në Medin e kemi lënë aty.

Gazetari: Ju i qëndroni këtij versioni dhe nëse një ditë do të thirreni në Gjykatë?

Dëshmitari 2 : Po, po patjetër.

Dëshmitari i tretë parë i pyetur nga gazetari “Stop”

Gazetari- Ju jeni dëshmitari i tretë që në pyesnim, a mund të na tregoni për atë natë?

Dëshmitari 3 : Unë kam qenë bashkë më Mediun deri në orën 21: 30. Unë kam ikur para 10 minutash me herët se Mediu nga lokali dhe kur kam qenë në shtëpi ngjarja ka ndodhur. Ai ka qenë më mua atë natë. Ajo ka qenë nata e parë që jam kthyer në Shqipëri dhe kam mbledhur të gjithë çunat e lagjes për të pirë kafe për qejf.

Më pas ka folur prokurori, i cili duke parë provat në dosje ka kërkuar Gjykatës së Krujës që të ndryshojë masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Gazetari- Zoti Prokuror, si jeni?

Bujar Çiçi- Mirë, si ia kalove?

Gazetari- Olsi Çala, gazetar në “Stop”, Klan.

Bujar Çiçi- Hajde, më thuaj Olsi…

Gazetari- Çështjen e Mehdi Karajit…

Bujar Çiçi- Ca është ky?

Gazetari- Ky djali, që mbahet në burg, për atë vjedhjen me armë, që ka ndodhur në Halilaj. Ky ka gjet një celular në rrugë…

Bujar Çiçi- Kur ka ndodhur?

Gazetari- Kjo ka ndodhur në Mars.

Bujar Çiçi- Të të sqaroj unë!

Gazetari- Ka ndodhur një vjedhje me armë, dy persona të armatosur me kallashnikov, i kanë dalë një personi në rrugë…

Bujar Çiçi- E kam parë, të të sqaroj njëcikë unë tani, ty Olsi. Të të sqaroj, unë e kam pas si dosje, kam bo veprimet edhe ky ka mbetur në burg, tani…

Gazetari- Ajo, që më kërcet mua është, se kemi dy procesverbale…kjo është masa e sigurisë.

Bujar Çiçi– Masë sigurie kam qenë unë.

Gazetari- Po!

Bujar Çiçi- Tani, mbase e ke parasysh, që të lexosh te këto, që janë rrethanat…kërkesën e ke lexu, kërkesën, që është bërë për masë?

Gazetari-Po, po!

Bujar Çiçi- Këtu ka një dicka tani, dalin në rrugë, grabitet…

Gazetari-Një person.

Bujar Çiçi– Një person, i merret telefoni…

Gazetari-I merret makina.

Bujar Çiçi- I merret makina, i merret edhe telefoni. Personat, që kanë qenë këta, kanë qenë dy veta.

Gazetari-Po!

Bujar Çiçi- Se unë pata ik në shtator, tani jam kthyer, s’e kam unë më si dosje, edhe aktualisht, kapet telefoni nga antenat, që ky telefon është në filan vend. Dhe ky e jep dyshimin, thotë, që ky personi, që ishte, e kam komshi dhe ishte filani.

Gazetari- E thotë ai në një procesverbal, por kemi dhe një procesverbal tjetër, që ai thotë: Unë nuk kam thënë…nuk ka thënë fare, që është Mehdi Karaji, thjesht ka thënë, që nuk i njoh as nga zëri dhe as nga pamja fizike. Tani, a është provuar në një moment, që ky personi këtë celularin, nuk e ka gjetur, por thjesht ia ka marrë atij? Sepse ai rrëfen, që e gjeta në rrugë…

Bujar Çiçi- Telefoni është gjetur te shtëpia.

Gazetari- Po, e kuptoj.

Bujar Çiçi- Herën e parë, s’e ka thënë.

Gazetari- S’e ka thënë.

Bujar Çiçi- Herën e dytë pastaj, e ka thënë.

Gazetari- Po, e ka thënë, ajo, që dua unë është kështu: Që edhe unë e gjej një celular në rrugë mor burrë, do ta marr.

Bujar Çiçi- Tani, këto i nxjerr hetimi.

Gazetari- Nga hetimi, këtë pjesën dua të di: kush e ka pas të drejtë ta bëjë hetimin, që ky celular vërtet është gjetur në rrugë, apo nuk është…?

Bujar Çiçi- Hajde pra ta them, kujt i është dhënë dosja.

Bujar Çiçi, prokurori i çështje tha si ai ka qenë ai që ka pasur këtë doje penale në ngarkim, por ai është transferuar në Prokurorinë e Laçit dhe dosja i ka kaluar një tjetër prokurori, i cili kur e ka marrë në dorë në seancën e parë gjyqësore në Krujë ka kërkuar ndryshimin e masës dhe se Medi Karaj se me këto prova nuk duhet të qëndrojë në burg, por ka qenë Gjykata, e cila tha se duhet të thërriten dëshmitarët në këtë seancë.

Gjykata e Krujës nuk u ka kërkuar ende një fletëthirrje dëshmitarëve për të dëshmuar.

I dëmtuar Kledi Xeka në deponimin e bërë në Policinë e Fushë-Krujës ka dhënë në dy procesverbale me dy përmbajtje të ndryshme të dala në të njëjtën datë. Në të parin thuhet se nuk ka parë asnjë nga grabitësit, vetëm se ishin të armatosur. Nuk ka dijeni për personat e armatour dhe nuk njeh asnjërin, kurse në deponimin tjetër ka thënë se një personi që qëndronte përballë automjetit me armë, dushohet se nga karakteristikat fizike Medi Karaj. Janë dy procesverbale me dy përmbajtje të ndryshme teksi të dala nga e njëjta oficere e policisë gjyqësore.

Gazetari ka marrë dëshminë audio të thënë nga Kledi Xeko në Gjykatën e Krujës.

Kledi Xeka- Nuk më është dhënë asnjë kopje. Nuk më kanë lënë me e lexu, kam fol, kam vendos firmën dhe më kanë nxjerrë nga komisariati.

Lumturie Boja në makinë

Gazetari: Doja të të pyesja diçka, ke bërë dy procesverbale…

Lumturie Boja-Ka mundësi ta fikni kamerën? Do jem në gjykatë.

Në stacionin e policisë së Fushë Krujës Medi Karai është dhunuar për afro 40 minuta nga tre efektivë të policisë.

Mehdi Karaj- Më pas më morën aty, ishte Elton Shahini, Trim Murati edhe Arjan Hajati, më dhunuan aty rreth 40 minuta…

Po, më kanë dhunuar, më thyen gishtin e këmbës edhe 28 shenja në trup më kanë pas bo.

Gazetari: Kush të dhunoi?

Mehdi Karaj- Elton Shahini, Trim Murati edhe Arjan Hajati.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Mehdi Karaj- Ata më dhunuan, më lanë pa ndjenja dhe më thanë: firmos me zor.

Gazetari: Ti nuk firmose?

Mehdi Karaj- Nuk firmosa, më detyruan me zor, se më ranë nja dy-tre herë në fund, më ranë me nja dy shufra hekuri, më lanë pa ndjenja dhe s’e di ca ka ndodhur më vonë.

Vetëm komisioni, kur më prunë më datë 28 (mars) më duket, kur më prunë në Fushë Krujë, edhe më mori komisioni, i thashë më kanë dhunuar edhe më mori shenjat e trupit krejt, edhe ia cuan Avokatit të Popullit.

Avokati Sotiraq Nushi: Ishte shtetasi Avni Karaj që ka bërë një ankesë më përmbaje dhune ku thuhet se vëllai i tij, Mehdi Karaj është arrestuar nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Krujës dhe gjatë veprimeve që ka bërë policia ai pretendonte së i është dhunuar vëllai i tij dhe kishte shenja dhune.

Gjithashtu ai kishte dhe një pretendim tjerët së sipas ankuesit ai nuk ishte trajtuar nga ana mjekësore. Kemi bërë veprimet e parashikuar në ligji dhe konkretisht jemi drejtuar më kërkesë për shpjegime komisariatit të Policisë Krujës dhe drejtorit të Burgut të Fushë Krujës.

Nga Komisariati të Krujës jemi informuar se pretendimet e ankusit për ushtrim dhune nuk qëndrojnë, kurse Burgjet nuk na kthyer përgjigje edhe pse iu drejtuam 4 herë.

Më pas erdhi përgjigjja dhe sipas përgjigjes më kujtohet që ishte fiksuar në procesverbal, në Komsionin e pritjes ishte fiksuar që i arrestuari kishte pretendime dhe shenja dhunë të cilat thoshte se ja kishte shkaktuar policia.

Në 6 Janar duhet të mblidheshe trupi gjykues për të vendosur masën e sigurisë, burg apo arrest shtëpie, por pas këtij emisioni duhet të thirrën dëshmitarët për të vërtetuar që Mediu nuk ka qenë pjesë dhe nuk duhet të jetë as në arrest shtëpie./tvklan.al