Skip to content

Nje valixhe plot me 50 mijë euro të padeklaruara ja si u kap shqiptari në kufi

    Një qyteta është ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës, me një shumë parash të padeklaruara.

    41-vjeçari me inicialet I. Sh, banues në Fier, kishte fshehur në një valixhe në makinën e tij 50 mijë euro.

    Paratë rezultuan të padeklaruara, dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht.

    Ai akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.