Një ‘Urra’ për Italinë: bilanci më i ulët në dy muaj, ja cfare ndodhi sot

526
0

Situata nga Koronavirusi në Itali po përmirësohet dita dites. Shifrat kanë rënë drastikisht dhe në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 744 raste të reja.

Ky numër është bilanci më i ulët në 2 muaj dhe për të dytën ditë rradhazi ka qëndruar nën 10,000 (kujtojmë se ditën e djeshme ishin 802 raste të reja). Numri i përgjthshëm i të infektuarve ka shkuar në 219.814 dhe tani Italia rradhitet shteti i pestë në botë, pasi ia ka kaluar dhe Rusia.

Përsa i përket numrit të jeteve te humbura, për 24 orë janë shënuar 176 jetë të humbura, me një rritje të lehtë nga dita e djeshme (165 humbje jete).