Nje tjeter shtet heq vizat me shqiptarët

1595
0

Ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë shqiptare u mor vendimi te hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. .

Në vendimin e fundit te qeverisë thuhet se ai do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.