Një tjetër kullë e pjerrët rrezikon të shembet në Itali

408
0

Ekziston një tjetër kullë e pjerrët në Itali, por këtë herë zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të shembet.

Torre Garisenda me lartësi 48 metra daton nga shekulli i 12-të dhe ndodhet në zemër të Bolonjës.

Megjithatë, ikona e dashur italiane është konsideruar se është në “rrezik të lartë” për t’u rrëzuar që nga viti i kaluar, shkruan yahoonews.

Kulla e pjerrët ndodhet pranë një strukture më të madhe 97 metra të quajtur Asinelli, e së bashku ato njihen si dy kullat.

Bëhet e ditur se në fillim të kësaj jave zyrtarët e vendit kanë vendosur skela, shtylla dhe pajisje tjera në përpjekje për ta mbajtur Torre Garisendan në këmbë, iniciativë kjo 20 milionë dollarëshe.

“Kjo do të bëjë të mundur sigurimin e kullës”, tha kryetari i Bolonjës, Matteo Lepore.

“Në vitin 2025 dhe 2026 do të ketë punime të mëtejshme konsoliduese dhe restauruese të cilat ende duhet të planifikohen”, shtoi Lepore.

Ndryshe, kullat që nga ndërtimi i tyre në Mesjetë kanë shërbyer për operacione ushtarake si sinjalizimi dhe mbrojtja e qytetit.