Nje tjeter Bonus për pensionistët, Rama njofton kur do të shpërndahet

152
0

Kreu i Qeverise, Edi Rama ka njoftuar në konferencën për mediat pas mbledhjes së qeverisë se pensionistët do të marrin 5 mijë lekëshin e premtuar, nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme.

“Jemi në kushtet kur mund t’iu themi edhe pensionsionistëve Zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, do ta mbajmë. Për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme.” u shpreh Rama

Rama tha se shpërndarja e bonusit për pensionistët nuk ka të bëjë me zgjedhjet vendore.

“Këto janë të gjitha cështje dhe zotime që janë marrë denbabaden dhe s kanë asnjë lidhje me kodin zgjedhor e zgjedhjet.Për pensionistët, që kanë dhënë më shumë se të gjithë e kanë marrë më pak, as duhet t’i shkojë mendja për këtë pyetje. Është një adresim në vazhdim i një problemi që nuk ndjehet se qeveria është aty në mbrojtje të konsumatorit.

Ne s’mund t’i themi pensionistëve që nga taksa s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë me ato kinezëritë. Kjo s’mund ti shkojë në mend njeriu se mund të na pengojë ne për të shpërblyer pensionistët.” -vijoi Rama.