Një terrorist i huaj kapet në vendin tonë, kishte ardhur me mision të përcaktuar

533
0

Një terrorist dhe agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS) me emrin Mostafa Mohammadi, i cili ka marrë pjesë në vrasjet e banorëve të Kampit Ashraf dhe Liberty në Irak, ka ardhur në Shqipëri për misione spiunazhi dhe terrorizmi.

Sot, disa anëtarë të Muxhahedinëve, MEK, e kanë parë në rrugë së bashku me dy agjentë të tjerë, njëri prej të cilëve e ka shoqëruar në Ashraf; ndërsa tjetri është një person me emrin Hossein Heyrani, i cili është shfaqur kohët e fundit si agjent i MOIS. Anëtarët e MEK informuan policinë.

Policia e arrestoi, por ashtu siç ishte udhëzuar nga inteligjenca e mullahëve, ai bëri sikur ishte i sëmurë.

Policia e çoi në spital dhe pasi u kontrollua nga mjekët, u bë e qartë se ai ishte mirë me shëndet, kështu që e rikthyen në polici.

Znj. Sommayeh Mohammadi, 38 vjeç, e cila është vajza e këtij individi, shkoi personalisht në stacionin e policisë së Manzës për të dhënë një padi kundër tij. Mostafa Mohammadi kishte pretenduar se e bija mbahej e burgosur nga MEK.

Avokati i Sommayeh thotë se ajo është marrë në shenjë për një komplot nga Gestapo fetare e Iranit. Më herët, Sommayeh i ka shkruar një letër Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, në të cilën ajo shpjegon se i ati ndodhet në këtë vend me një mision në emër të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit.

Për anëtarët e MEK që kanë qenë në Irak, prania e Mostafa Mohammadi-t në Shqipëri sjell në kujtesë një torturë psikologjike dy vjeçare me 340 altoparlantë, në krye të së cilës ishte po ky individ, i cili u bënte thirrje të dorëzoheshin ose të vdisnin.

Hyrja e lirë e këtij torturuesi në një vend demokratik është shenjë shqetësuese se regjimi iranian po përgatit terrenin për veprimtari terroriste këtu. Veprimtari të ngjashme me atë që u zbulua nga Kryeministri Edi Rama prillin që shkoi.

Torturuesit dhe agjentët e Gestapos fetare të regjimit iranian në Shqipëri duhet të ndiqen penalisht, të ndëshkohen dhe të dëbohen./noa.al/