Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë, ja per ke behet fjale

539
0

Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.
Anita Likmeta “rrëmben” një tjetër çmim, pas atij të Startupitalia ku u vlerësua si një nga 150 gratë më të pandalshme në Itali në inovacion.

Në artikullin të kësaj të hëne, me titull “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare, është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.

Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri prestigjioze e përbërë nga Diego Della Valle, (President i Tod’s SPA), Luca Colombo (Drejtor i Facebook Itali), Diego Piacentini (Komisioneri qeveritar për transformimin dixhital Italiane dhe Ish Nënkryetar i Amazon), Fabio Vaçarono (ZvPresidente e Google), Silvia Candiani (CEO e Microsoft Italy),

Francesca Zarri (Drejtori Teknologjik ENI), Barbara Cominelli (CEO JLL Italia), Carlo d’Asaro Biondo (Nënkryetar Ekzekutiv – Partneriteti, Aleancat Telecom Italia SPA dhe CEO Noovle), Laura Cioli (Drejtor joekzekutiv në Mediobanca, Autogrill, Brembo, Sofina), Ferruçio Resta (Rektor të Politecnico të Milano-s dhe President i CRU (Konferenca e Rektorëve të Universitetet Italiane)), Gianmario Verona (Rektor i Universitetit Boçoni),

Giovanna Iannantuoni (Rektore e Universitetit të Milanos Bicoça), Francesco Ubertini (Rektor i Universitetit të Bolonjës), Paola Severino (Zv Presidenti i LUISS), Elisabeth Robinson (Bashkëthemeluese dhe Nënkryetare, Indaco Venture Partners SGR), Raffaele Mauro (Partner i Përgjithshëm, Primo Space Fund), Barbara Poggiali (Anëtare e Pavarur e Bordit të administrim dhe menaxher i lartë) dhe Paola Bonomo (jo drejtor ekzekutiv, këshilltar, investitor).