“Një shpullë s’të vdes”, Lira Gjika ndan të vërtetën e hidhur për prindërit shqiptarë

Disiplinë, autoritet, prindërim i butë apo shuplakë? Prindërit gjenden përpara udhëkryqeve për të fituar autoritet në sytë e fëmijëve duke zgjedhur mes metodave, ndonëse jo gjithnjë drejt. Thelbi është që metodat nuk janë të barabarta. Disiplinimi i butë fokusohet te një qasje më empatike ndaj fëmijës, ndërsa të tjerat janë më autoritare e deri në ndëshkuese e të dhunshme. 

Dikur, por edhe sot, nuk mungon konceptimi që shuplaka shihet si formë edukimi që fëmija mos të përsërisë të njëjtin veprim. Pediatrja Lira Gjika shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dëmin që sjell shuplaka në marrëdhënien prind-fëmijë. 

Lira Gjika: Është bërë studimi për një shpullë që ne themi se “një shpullë nuk të vdes”. Është e vërtetë, nuk vdes njeri, por i rrituri në sytë e fëmijës vdes. 

Katerina Trungu: Që do të thotë? 

Lira Gjika: Që do të thotë është një figurë që s’ia vlen, me të rriturin do të sillesh me dhunë. Ky është një studim që e ka bërë Irlanda, vendet e ulëta, tani nuk mbaj mend se i ngatërroj këto  të njëjta, të  kundërta, një shtet nuk e mori në konsdieratë dhe shtetet e tjera e morën. Vendet e veriut të Europës e hoqën shpullën dhe kanë rezultate të larta. 

Teuta Maçi: Në vendet më të zhvilluara, edhe një shpullë është e ndaluar me ligj. 

Lira Gjika: Të hiqet e drejta prindërore. 

Teuta Maçi: Është hequr në mënyrë absolute ndërhyrja fizike te fëmija, është e dënueshme. Në çdo moment që do të shkosh para një institucioni shtetëror, në rast se do të vlerësohet që fëmija është prekur me dorë, fajtor është gjithmonë prindi, edhe për një shpullë.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.