Një roje nate nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro dhe ia kthen të zoti. Mori vetëm një …

2630
0

Një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit është përballur me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë. Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit. Pasi i ka rënë rrotull, ka gjetur një çantë me 3 mijë euro brenda në kopshtin para lokalit.

Siç duket çantë e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve. Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”.

55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen.

Roja thotë:

E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë. Gjithçka mund të ndodhë. E shikova përsëri dhe pashë që ka vetëm para, me kapluan djersët. Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.

Ai shton i qeshur:

Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit. Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit. Do kisha mbushur një maune me telefona.”