Një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në veri të Italisë, biznesmeni shqiptar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve…

357
0

Mes vështirësive dhe sakrificave, emigrantët shqiptarë që u larguan drejt Italisë ia kanë dalë që të ndërtojnë jetën e tyre atje dhe të integrohen në shoqërinë e vendit fqinj. Shumë prej tyre kanë arritur majat duke u bërë të suksesshëm në shumë sektorë. Prandaj dhe pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit “Opinion” në TV Klan mbrëmjes e kësaj të hëne, iu kushtua portretit të një prej shqiptarëve që jeton në Itali.

Ai quhet Marko Muharrem Salihu edhe është një biznesmen nga Medvegja, i cili jeton prej 33 vitesh në Venecia, ku dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm. Ai është jo vetëm pronar i një rrjeti të gjerë restorantesh në zemër të Venecias, por po ashtu edhe pronar i një prej pallateve më të vjetra të qytetit, të cilin kërkon ta kthejë në një muze.

Sot ai pret të zgjidhet eurodeputet pasi kandidon në zgjedhjet europarlamentare në datën 8 qershor dhe i nevojiten 25-30 mijë vota nga shqiptarët që jetojnë aty. Le ta mbështesim pasi ai nesër mund të jetë një garanci dhe një krah ndihme për të gjithë shqiptarët.