Një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri, Agron Shehaj tregon si e bëri milionin e parë

Biznesmeni Agron Shehaj është një nga më të suksesshmit në Shqipëri, por i është futur edhe në rrugës se politikës, pasi në zgjedhjet e 25 prillit garon për deputet si i 6-ti në listën e PD në qarkun e Tiranës.

Por rruga për t’u bërë në atë që është sot nuk ka qenë e lehtë dhe këtë Shehaj e ka treguar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku rrëfeu se ka ikur në Itali në moshën 13 vjeçare së bashku me prindërit e tij.

I pyetur se si e kishte bërë milionin e parë, Shehaj tha se në vitin 2005 u mori prindërve 40 mijë euro borxh, me të cilat filloi biznesin, ndërsa tregoi se ia ktheu borxhin të atit pas 3 viteve.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj.

- Advertisement -

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.