Një mrekulli, shihni transformimin e pabesueshëm të Musa Baculit

2069
0

“Shqiptarët për Shqiptarët” kanë rikthyer historinë e jashtëzakonshme të Musa Baculit në emisionin e sotëm. Djali i cili kishte shpëtuar për një fije nga mbytja ishte për shumë muaj në koma në spitalin e Shkodrës, por fale shqiptarëve ëndrra e Musa Baculit për të jetuar dhe e nënës së tij u realizua falë zemrës së madhe të shqiptarëve që kontribuuan për të. E ëma e tij apeloi për ndihmë tek Elvis Naci dhe emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ arriti t‘ia mbledhë shifrën e kërkuar nga Spitali në Xhenova të Italisë.

Musai u nis drejt Italisë dhjetorin e kaluar, ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Sfidat për rikuperimin e plotë ishin shumë të mëdha. Para disa javëve Musai arriti të fliste dhe përshëndeti shqiptarët nga shtrati i spitalit për ndihmën e pakursyer.

Por sot pas pak muajsh transformimi i Musait është drastik.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” ka kryer një vizitë urgjente në Itali, të ftuar nga spitali i Xhenovas. Stafi është kthyer nga xhirimet ditën e sotme me një material video gati gati të pabesueshëm të Musa Baculit. Është vërtetë një mrekulli, pasi në videon më poshtë ju mund të shikoni vetë Musain. Adoleshenti po jeton një jetë të dytë. Pamjet që na kanë mbetur në mendje, kur ai ishte në gjendje vegjetative dhe nuk kishte asnjë reagim duken të pabesueshme nëse i krahasojmë me Musain plot jetë. Fjalët që ai i tha stafit të emisionit tingëllojnë të pabesueshme dhe një mrekulli kur falenderimi artikulohet nga ai vetë teksa shëtit buzë detit.

Mjeku Paolo Gandullia tregoi për stafin e emisionit se në fillim gjendja e Musait ishte tepër e rëndë por për fat të mirë dëmtimi celebral i tij ishte jo shkatërrues. Kjo I bëri mjekët të shpresonin për një rekuperim të shpejtë

“Na erdhi një kërkesë nga drejtoria jonë sanitare për të marrë në ngarkim Musain, i cili kishte një vuajtje të rëndë celebrale, si pasojë e mbytjes që kishte pësuar në Shqipëri kur ishte bashkë me miqtë e tij. Në fillim u kontaktuam nga të afërmit e tij që jetonin këtu në Itali, dhe pasi na prezantuan rastin na kërkuan nëse mund t’a merrnim përsipër dhe nëse kishte mundësi rekuperimi. Është shumë e vështirë të bësh një prognozë funksionale të besueshme në këta të sëmurë.

Sepse kur dëmtimi në tru që u ndodh pacientëve të mbytur, dhe vuajtja që shkaktohet nga mungesa e oksigjenit bën që shpesh prognoza të jetë tepër negative. Kështu që në këto raste këta të sëmurë qëndrojnë të paaftë për të lëvizur për gjithë jetën.

Në fakt kur mu prezantua rasti përpara se t’a shikoja djalin thashë që duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk mund të japim garanci për rikuperimin në një situatë si kjo, mbi të gjitha kur nuk dihet sesa kohë ka qëndruar nën ujë dhe sesa kohë kaloj nga momenti i mbytjes në momentin që është rianimuar.

Kështu që, kjo ishte një vrimë e zezë shumë e madhe, që na pengonte të bënim një prognozë funksionale të qartë.

Impakti i parë në momentin kur mbërriti ishte që kishim të bënim me një të sëmurë tepër në rrezik.

Veç aspekteve që lidhen me ndërgjegjen, sepse ndodhej një gjendje që më para quhej gjendje vegjetative, ndërsa tani e konsiderojmë gjendje zgjimi e pandërgjegjshme, që është vetëm një shkallë mbi gjendjen koma, ai kishte edhe një përkeqësim të përgjithshëm të gjendjes së tij, dhe një gjendje mos ushqyerje që me të vërtetë i rrezikonte jetën.

Përballë kësaj, për fat të mire, duke parë analizat dhe rezonancën vumë re që dëmtimi cerebral ishte i rëndë por jo shkatërrues. Kjo na bëri që të shpresojmë në një rikuperim të shpejtë.

Në këto raste gjëja e parë që duhet bërë është rikuperimi i kushteve të përgjithshme të pacientit.

Duke qenen se qëllimi ynë i reabilituesëve është t’a raportojmë me ambientin, një pacient që nuk është në gjendje të mire shëndetësore, nuk është i aftë të realizoi këtë raport me ambientin e jashtëm.

Sepse nëse është në rrezik për jetën ka përparësi të tjera. Forca e këtij institute është që ka skuadra profesionistësh që bashkëpunojnë, kështu që gjetëm bashkëpunimin e Dr. Ganduglia që e mori menjëherë përsipër për të rregulluar kushtet e ushqyerjes. Sepse kjo gjendje e rëndë mos ushqyerje e vinte në rrezik për jetën. Mos ushqyerja ka efekte të rënda në të gjithë organet dhe në gjithë sistemin, edhe në procesin e riparimit të zonës cerebrale që ishte dëmtuar nga ajo vuajtje që kishte pësuar gjatë mbytjes. Kështu që kishte një përkeqësim të të gjithë organeve deri në rrezik për infeksione dhe vdekje.

E shtruam në dhjetor në këtë repart, dhe vumë re një gjendje mos ushqyerje shumë të ashpër. Për këtë arsye gjëja e parë që bëmë ishte të praktikonim një akses ushqimor artificial, në mënyrë që t’i garantonim një rivendosje të gjendjes normale të ushqimit, pa të cilën nuk do të mundte të kishte një proces riabilitimi komplet dhe të përshtatshëm.

Ndërkohë që Dr. Ganduglia punonte në këtë aspekt, ne filluam menjëherë rehabilitimin pranë repartit të tij me operatorë të ndryshëm.

Përfunduam analizat e gjendjes së ndërgjegjes dhe pamë që kishte hapësira kontakti me ambientin. Domethënë, nuk ishte një gjendje vegjetative por një gjendje ndërgjegjeje e pakët. Filluam punën ndërkohë që përmirësohej gjendja e përgjithshme, duke e vënë në kushte që të fillonte të komunikonte. Dhe këtu kishte edhe një vështirësi të madhe që ishte gjuha.

Mjekja Franceska Passano tregon se Musai e kishte të vështirë të kuptonte për shkak të gjuhës terapinë. Musai është një pacient që nuk arrin dot të komunikojë ne apo me stafin mjekësor për shkak të gjuhës së huaj.

Ne, duke mos ditur shqip e kishim të vështirë, megjithatë u përpoqëm të lehtësonim komunikimin e përditshëm me stafin dhe me nënën e tij nëpërmjet kësaj fletoreje ku gjenden përkthime ne italisht dhe shqip, me ndihmën e simboleve, në mënyrë që të kuptohemi me nënën dhe me Musain.

Këtu janë termat spitalor, dhe janë përkthimet e fjalëve në shqip dhe italisht të pjesëve të trupit dhe të komandave që i duhen gjatë fizioterapisë.

Me ndihmën e familjarëve kemi mundur të punojmë me pjesën e kujtesës duke kërkuar nëpërmjet facbook-ut se cilat ishin gustot e tij muzikore dhe televizive.

Pastaj edhe foto të familjarëve, sepse e kishte të vështirë në fillim të kujtonte emrat dhe personat e familjes. Përdorëm shkronjat e alfabetit dhe imazhe të qytetit të tij. Ai filloj të kujtonte xhaminë e qytetit dhe vende të tjera, dhe vazhduam punën nëpërmjet futbollit dhe skuadrës së tij duke i treguar futbollistet në mënyrë që të fillonte të kishte kujtime. Ai u tregua shume i zoti dhe ia doli shumë mire. Ne e adhurojmë, është shumë simpatik” shprehet mjeku.

Ndërsa mjeku tjetër tregon se Musai luftoi në çdo moment për t’ia dalë mbanë!

“E çuam në sallë të operacionit para dhjetë ditësh. Për të hequr kapësen që na lejonte që ta ushqenim. Pastaj u përshëndetëm dhe herë pas herë ritakohemi. Tashmë ka kaluar në repartin operativ të rehabilitimit, për të vazhduar këtë proces. Gjithsesi vazhdon të ndiqet nga dietistet për pjesën ushqimore.

Kuptuam pas javëve të para, që kishte hapësira si duke parë analizat ashtu edhe nga sinjalet që ai na jepte.

Sepse sapo e vendosëm në kushte shëndtësore më të mira, ai filloi të japi shenjat e para të komunikimit.

Kjo ishte sfida më e vështirë. Ndërkohë që punonim mbi komunikimin, duke parë kushtet që përmirësoheshin, filluam të punonim mbi mundësinë për të lëvizur, për të qëndruar mbi pozicionin e ulur, sepse fillimisht pacienti nuk ishte në gjendje të qëndronte as në ekuilibër në pozicionin ulur në qoftëse nuk e mbante dikush.

Nuk ishte në gjendje as të mbante kokën drejtë. Gradualisht arritëm të rikuperonim ekuilibrin.

Në moshën 16 vjeç ai kishte kuptuar, që nëse donte t’ia dilte mbanë, ai duhet të ndihmonte së pari veten e tij. Pa impenjimin dhe pa dëshirën për të punuar nuk mjafton një fizioterapist, nuk mjafton një logopedist dhe nuk mjafton një mjek. Nevojitet motivim nga ana pacientit.

Ai është sforcuar shumë, ai është personi që ka punuar më shumë nga të gjithë. Një orë me mua, një orë me kolegen time, një orë me logopedisten dhe vizitat me mjekët, ndërkohë që ai punonte gjithë ditën nga e hëna në të shtunë vazhdonte të punonte. Gjatë rrugëtimit tonë ka patur momente në të cilat kupton që tejkaluar vetveten.

Të kalosh nga një krevat nga një krevat i reanimacionit në herën e parë që Musai u ngrit në këmbë edhe me ndihmën tonë është hap i madh përpara.

Herën e parë që eci në korridor vetëm, pa asnjë ndihmë, ishte një festë për të gjithë ne, dukej si Papa që po ecte

Herën e parë që dolëm jashtë në rrugicat e spitalit, mamaja e tij më tha, është hera e parë që dalim që prej gjashtë muajsh.

Në fillim në Shqipëri pastaj në Itali dhe kjo është kënaqësia jonë dhe e tij bashkë”

Elvisi: Rasti I musait ishte, tepër prekës, një 15 vjecar dergjej në shtrat, shuma ishte vërtetë e madhe, por kur bëhet fjalë për jetë, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm. Tre muaj në spital ai nuk po përmirësohej, nëse do ta linim djali do të ndërronte jetë.

Ilir Hoxholli: mjeket në spital nuk na dhanë shpresë për Musain.

Sidrit Bejleri: kur takova nënën e Musait, asaj i ishin tharë lotët. I fola Musait në atë moment djali qau. Unë mendoj se ai u prek pasi I thashë që shqiptarët kishin nisur të lëviznin fatin e tij.

Elvisi: vërtetë e mendonim ndonjë përmirësim, por që Musa Baculi të cohej nga gjendja që ishte, të fliste të buzëqeshte, kjo ishte shumë për ne.

Musai komunikoi me Elvisin dhe Sidritin përmes Skype-it

Musai nga Italia në Skype: Mirë jam, si jeni? Je Sidriti dhe Elvis Naci

Musai: do vij kur të shëndoshem atje, edhe pak kohë

Elvisi: nuk kemi fjalë ta përshkruajmë kur të shikojmë që po përmirësohesh nga dita në ditë

Sidriti: ke surprizuar gjithë shqiptarët!

Musai: është ëndërr!

Sidriti: do ta kuptosh sa fort të kanë dashur shqiptarët!

Musai: faleminderit shumë, ju dua shumë!

Elvisi: Musa na kënaqë shpirtin!

Musai në italisht: Ju dua shumë, më këni shpëtuar jetën, gjithë shqiptarët ku ndodhen në botë!

Elvisi: të presim në emision

Musai: do jem në studion tuaj!

Elvisi: pati një moment, kur pamë terapinë që po i bëhej në spital Musait, kur ai po ecte , ne filluam të besojmë tek mrekullia. Ai ka filluar tashmë të ketë ëndrra dhe po gjen forca që këto ëndrra që thur ti bëjë realitet.