Një minutë para mesnates Silva Bino më çoi lajmin/ Shokon gazetari: Po numëronim sekondat…

611
0

Gazetari Ilir Kadia i është nënshtruar testit për koronavirusin së bashku me bashkëshorten e tij, por kanë rezultuar te dy negative. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Kadia beri me dije se lajmin ua ka dhënë vete doktoresha Silva Bino, për të cilën Kadia përzgjedh fjalët më të veçanta për ta falënderuar për punën e përditshme që ajo po ben.

Postimi i plote i Kadias:

Silva Bino, e pagjumë! Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajmin: Tamponët dolën negativ! Me gruan brenda vetes u hodhëm përpjetë nga gezimi! E falënderuam Doktoreshën dhe mikeshën tonë dhe i thamë me shpirt:Të kemi shume xhan! Se ashtu e kemi ka vite! Dhe s’jemi xheloz që s’e kemi vetëm ne! Se kush pati një hall shëndeti dhe Silva nuk ju gjend pranë! I njohur dhe i panjohur qoftë hallexhiu!

Ne numëronim sekondat këtë mbrëmje derisa të dilte përgjigja! Minutat mezi shtyheshin! Gjumi na rëndonte qepallat! Shih atëherë kur ishim gati të shtriheshim të rraskapitur Silva Bino sjell kumtin e gëzuar!

E as t’a falënderojmë s’na jep kohë!Se kur ne po i dorëzohemi gjumit ajo vazhdon punën! Në këtë situatë të rëndë të pandemisë nuk ka punë më të vështirë se të drejtosh Institutin e Shëndetit Publik! Sytë e Shqipërisë janë nga ai institucion i mjekësisë tonë që prej Drejtoreshë Silvës me shoqe,prej pagjumësisë së tyre lehtëson dhimbjet e njerëzve tanë! Faleminderit Silva Bino me shoqe shumë! U paçim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.