Nje mini Tornado: Rikthehen stuhite dhe përmbytjet, Sinoptikanja : Beni kujdes, edhe ne Tirane do te kete..

852
0

E hëna ka nisur me rreshje shiu në të gjithë vendin. Sinoptikanët parashikojnë që pasditja të sjellë edhe rrebeshe shiu që do të krijojnë përmbytje në disa qytete, përfshirë edhe Tiranën.

Lajda Porja: Momente të caktuara, rrebeshet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Rreshjet më të dendura do të bien, nga 100- 120 mm në zonën e veriperëndimit, Shkodra dhe mbi Shkodra. Do të kemi probleme, përmbytje priten në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë më pak, por edhe Gjirokastër.

Veç shiut, problem do të jetë edhe fuqia e erës, e cila në det mund të krijojë dhe një minitornado.

Kjo situatë do të shoqërohet me stuhi të forta ere, jo vetëm në bregdet por edhe në toke herë pas here do kemi erë mbi 70 km në det të hapur edhe më e lartë. Në kanalin e Otrantos, i kalon 100 km në orë  dhe mund të themi që është një minitornado. Kujdesi duhet të jetë i madh veçanërisht për pemët e vjetra që dhe mund të shemben.”

Sipas sinoptikanëve, kjo situatë e motit futet tek ngjarjet ekstreme e cila erdhi si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të rrymave ajrore nga polare në të ngrohta.