Sa herë qe bie fluksi i turistëve kryesisht, por edhe bë ditë të zakonshme të sezonit turistik, jemi mësuar të ndeshemi me ankesa që kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve në resortet turistike por jo vetëm.
Domosdo, rënia e numrit të pushuesve në këto zona ka bërë që edhe në vendin tonë, të përballemi shpesh me ankesat e pushuesve që mbeten të pakënaqur me çmimet, por për rastin për të cilin po flasim nuk ka të bëjë me Shqipërinë konkretisht.
Në Kroaci nuk ka ndodhur e njëjta gjë, ndërsa një shembull konkret e ka sjellë gazetarja kroate Tanja Novak, ka publikuar në profilin e saj të “Facebook” një faturë, e cila mund të vlerësohet me të vërtetë si e tepruar.
Ajo thotë se ka paguar 6 euro për një kafe ekspres dhe 8 euro për një kafe me qumësht. Pavarësisht se niveli i jetesës në Kroaci është diçka më mirë se në Shqipëri, padyshim që 14 euro për 2 kafe është me të vërtetë një shifër e ekzagjeruar.