Një Leksion Për Ata që Merren me ‘Thashetheme’.. Kjo Gjykatëse ka ilaçin që e Zhduk Atë Ves të Keq!

1073
0

Një djalë i quajtur Malkom, kishte marrë një ves të keq. Atij i pëlqente të përhapte detaje intime rreth të tjerëve, qofshin ato të vërteta ose jo.

Ngjitur me të erdhi të jetonte Xhon, i cili ishte një djalosh i mirë dhe i sjellshëm.

Xhon mirëpritej nga të gjithë në lagje. Për këtë arsye Malkomi u ndie shumë xheloz, dhe ai filloi të përhapë thashethemet se fqinji i tij ishte një hajdut.

Ai u thoshte të gjithëve se sa i fshehtë dhe i urryeshëm ishte Xhon.

Në të gjithë lagjen u përhap fjala për atë që bënte Xhon. Si rezultat, nuk kaluan shumë ditë dhe Xhon u thirr në polici për t’u marrë në pyetje.

Një javë më vonë Xhon u shpall i pafajshëm.

Pas lirimit, ai e paditi Malkomin për akuzat e pavenda të tij. Në gjykatë, Malkomi i tha gjyqtares, “ato ishin vetëm komente, unë nuk po i thoja ato gjëra seriozisht.”

Gjykatësja, para se të shpallte vendimin për çështjen i tha Malkomit të shkruante të gjitha gjërat që ai kishte thënë për Xhonin në një copë letre…

…pastaj ta griste letrën në copa të vogla, dhe rrugës për në shtëpi, t’i hidhte copat nga dritarja e makinës.

“Nesër eja për të dëgjuar vendimin.”

Ditën tjetër, gjyqtarja i tha për Malkomit, “përpara se të lexoj vendimin e trupit gjykues, unë dua që të dalësh dhe t’i mbledhësh të gjitha copat letrës që keni hedhur dje “.

Malkomi tha: “Nuk mund ta bëj këtë! Erërat i kanë përhapur ato në të gjithë qytetin, kurrë nuk do të mund t’i gjeja”.

Gjykatësja u përgjigj: “Në të njëjtën mënyrë si përhape letrat, u përhapën fjalët e dëmshme për Xhonin dhe as ato nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i ktheni mbrapsht”.

Fjalët dhe komentet e thjeshta kanë fuqinë për të shkatërruar nderin e një personi në atë masë saqë askush nuk do të jetë në gjendje ta rregullojë atë. Nëse nuk mund të flisni mirë për dikë. Mos thuaj asgjë fare.

Le të jemi të gjithë zotërit e gjuhës sonë, që të mos bëhemi skllevër të fjalëve tona.

Thashethemxhinjtë janë lloji më i keq i hajdutit, sepse vjedhin dinjitetin e një personi tjetër.

Nderi, reputacioni dhe besueshmëria, të cilat janë të pamundura për t’u rikthyer.

Kur këmbët tuaja rrëshqasin ju gjithmonë mund ta rimerrni ekuilibrin. Por, kur gjuha juaj rrëshqet, nuk mund t’i rimarrësh kurrë fjalët./shkollaesuksesit/