8.5 C
Tirana

Një lajm i mirë për shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre në Shqipëri! Vendimi që ka marrë së fundmi Gjykata Supreme

Date:

Share:

Vjen një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët me banim në Britani të Madhe. Gjykata Supreme në Britani vendosi që t’i hapet rrugë mbajtës së shtetësisë britanike me identitetin e vërtetë për të gjithë shqiptarët që kanë fituar shtetësinë si kosovarë.

Lajmi është dhënë nga kryetari i PD Lulzim Basha, i cili u takua me kreun e PD në Londër, Naim Hasani, ku e informoi për vendimin e Gjykatës Supreme Britanike, që i hap rrugë mbajtjes së shtetësisë britanike me identitetin e vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Sipas Bashës, Naim Hasani, është avokat i çështjes së fituar në Gjykatën Supreme Britanike më 21 Dhjetor 2017, si dhe avokati i parë shqiptaro-britanik që ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Në një postim në Facebook, kryetari Basha tha se ky është një vendim historik që u shërben shumë familjeve shqiptare.

“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në Tiranë, Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhrat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në mënyrë automatike u hiqnin shtetësinë Britanike dy shtetasve shqiptare për shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata janë shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, siç janë fëmijët e tyre, duhet te qëndrojnë shtetas Britanikë.

Ky është një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithë shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore.

E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjeçare që u kurorëzua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkëqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik për shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre“, shkruan kreu i PD Lulzim Basha.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.