Një histori si nëpër filma: ‘U dashurova me shokun e fëmijërisë’

928
0

“I keni parasysh historitë e filmave?! E tillë është kjo e imja…

E njoha në moshën 6- vjeçare në Austri. Udhëtoja shpesh drejt Austrisë ku kryeja vizita për një problem shëndetësor timin. Gjatë asaj kohe shoqata që më merte nga Shqipëria na shpërndante në familje kosovare. Mua më çuan në një familje që kishte një djalë 3 vite më të madh se unë. Qaja se isha larg shtpëisë time, isha me të panjohur dhe i vetmi ngushëllim ishte djali i vogël i tyre më me të cilin unë luaja. Nuk haja bukë me të tjerët se kisha turp, ndaj ai me çiltersinë fëminore më sillte ushqim te dhoma ku ndodhesha dhe hanim bashkë.

Vitet kaluan unë u rrita, por gjithmonë kisha në mendje mikun tim të fëmijërisë. Doja ta takoja patjetër, i mbaja mend vetëm emrin, asgjë tjetër pas shumë përpjekjesh gjej në Facebook kryetaren e shoqatës që për mua ishte si një nënë e dytë. Te shokët e saj kërkoj për mikun tim të fëmijërisë, nisur nga mosha dhe vendi ku ndodhej. Më në fund e gjej. Vrap ftesë! Ai e pranon dhe unë menjëherë i shkruaj, më kthen e më thotë nuk të mbaj mend fare…U zhgënjeva, por pas disa ditësh më vjen një mesazh nga ai, filluam të flisnim për një periudhë kohe, por pa vendosur të takoheshim.

Vjen në Shqipëri të më takojë, por unë jam tip që e kam ves të vonohem. Doja të dilja e përsosur dhe sikur të mos mjaftonte vonesa ime, trafiku atë ditë ishte si asnjëherë me parë… Më shkruan përsëri dhe më thot ika…

Ai në fakt nuk kishte ardhur në vetëm Shqipëri për mua, por për punën që bënte kështu që detyra nuk ja lejonte të më priste mua me orë të tëra sa të bëhesha gati. E njëjta gjë ndodhi edhe 3 herë të tjera, nuk u takuam, ndaj fillova të mendoja se nuk ishte e thënë të rrinim bashkë.

U mërzita dhe të them të drejtën kisha filluar t’i vija kapakun historisë, deri sa një ditë më telefonon dhe më thotë se kishte ardhur në Shqipëri vetëm për mua. Në fillim mezi e besova, deri sa dola aty ku më tha se do takoheshim dhe për herë të parë pashë nga afër, pas shumë vitesh sytë dhe buzëqeshjen e djalit për të cilin kisha thurur ëndrra që në fëmijëri. Sot jemi bashkë dhe nuk besoj se do ketë diçka që do të mund të na ndajë, pasi as vitet dhe as distanca nuk e bënë dot diçka të tillë…”/Anabel për temën “Si e njoha njeriun e zemrës”./