Një histori e frikshme mjerimi, në Rrajcën që mbrohet nga UNESCO

896
0

Rrajca-Skënderbe, fshat nga më të bukurit në të gjithë Shqipërinë. Natyra e virgjër e kësaj zonë ka fituar zemra nga gjithë bota dhe prej dhjetorit pyjet e ahut të këtij fshati, bëjnë pjesë në listën e monumenteve të natyrës dhe mbrohen nga UNESCO.

Mirëpo jo gjithçka, është si duket. E bukura që vret, duket sikur është bërë për te treguar mjerimin qe dritare.net takoi ne atë fshat. Të gjithë banorët aty janë te varfër, por jo si familja Bogdani.

Ajo është një ndër familjet më të varfra të këtij fshati. Tre nga tetë fëmijët janë të sëmurë mendorë. Kryefamiljarja Zana Bogdani mundohet të sigurojë diçka për të ngrënë në darkë për fëmijët e saj, por shpesh kjo ka qenë për të, mision i pamundur.

Më shumë se një vit pa drita, mbijetesa e tyre është kthyer në një film horror.

Vajza më e madhe, tregon për Daniel Muçakun vuajtjet e saj. U detyrua të braktistë shkollën, sepse shokët e ofendonin, u izolua në shtëpi për muaj me rradhë. “Dua vetëm të ha”-janë fjalët e saj.

Muret gjithë gjak te shtëpisë, a thua vallë, si të ishte ndonjë thertore. Babai i tyre ishte në burg prej kohësh pasi ishte arrestuar padrejtësisht sipas familjarëve edhe banorëve të fshatit.

E vetmja mundësi për ta për t’u ushqyer janë vetëm komshinjtë që dita ditës po largohen drejt qytetit, ne kërkim të një jete më të mire. Në një dhoma jetonin të gjithë. Aty hanin nëse kishin, aty flinin,  nëse mundeshin.

Një copë bukë dhe një bidon vaj, kaq kishte në “Kurrë nuk jemi ngopur, kurrë nuk kemi qeshur, mami ikën  me vrap, motra ulërit, vëllai nuk flet”-shprehet jashtë kamerave motra e madhe.

Ndoshta është e tepërt të flasësh për këtë familje, e vetmja gjë që duan, nuk është një smartphone, as rroba të reja, por ushqim, bukë.

Dritare.net