Skip to content

‘Një grua shtatzanë lindi!’ Detaje nga ulja e detyruar e avionit që u nis nga Tirana..

    Një fluturim i linjës Tiranë-Hamburg ka devijuar nga rruga e tij dhe është ulur në Vjenë.

    Fillimisht arsyet e devijimit të tij ishin ende të paqarta.

    Mirëpo më vonë pasagjerët kanë njoftuar se janë mirë dhe kanë theksuar se një gruaje të re shtatzënë i kanë plasur ujërat dhe është detyruar të lindë në Vjenë.

    Momenti i lindjes ishte një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.

    Fatmirësisht, të dy, nëna dhe fëmija, janë mirë, dhe incidenti ka mbaruar pa komplikacione.

    Avioni vazhdoi më pas udhëtimin drejt Hamburgut pas uljes emergjente në Vjenë.