8.5 C
Tirana

Një fis i tërë shqiptarësh në pranga ne Itali

Date:

Share:

Të veshur mirë, gjithmonë të gatshëm në vendin e dorëzimit, të edukuar dhe me një italishte mjaft të mirë. Bëhet fjalë për 5 shqiptarë të arrestuar nga skuadra e lëvizshme e Varezes të cilët ishin punësuar 24 orë në 24 në biznesin e shpërndarjes së drogës. Sipas autoriteteve italiane ata mund të shisnin qindra doza në ditë dhe xhironin 4-5 mijë euro.

Sipas komisarit Maurizio Greco i cili kryesoi operacionin për kapjen e shqiptarëve, ky grup shiste një kokainë mjaft të pastër.

“Ajo që ne u kemi sekuestruar ishte e pastër në nivelin 70%. Bëhet fjalë për një cilësi mjaft të lartë në të tilla nivele. Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin gjithmonë dakord në Pazar” – tha ai.

Hetimet nisën pas vdekjes së një shqiptari nga overdoza në një apartament në Vareze pasi u zbuluan kontaktet në telefonin e tij. Dy anëtarët kryesorë të grupit ishin M.L. me nofkën “gjermani” 34-vjeç dhe M.O. 30 vjeç. Pjesa tjetër e grupit është e gjitha e përbërë nga familjarë. Një pjesë ishte arrestuar që në prill të 2017-ës sapo blenë 214 gram kokainë nga furnizuesi X.A., edhe ai i vënë në pranga. Dy të tjerët, M.D. 24 vjeç dhe M.A. 33 vjeç u ndaluan në natën mes 15 dhe 16 janarit. ©LAPSI.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.