Një fenomen i çuditshëm ne Turqi, shtangen banoret (Foto)

695
0

Një fenomen aspak i zakonte ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Polatli të kryeqytetit turk Ankara.

Një erë e fortë mbuloi zonën menjëherë duke sjellë aty sasi të mëdha tymi dhe rërë, gje e cila i shtangu jo pak banorët për shkak të pamjeve apokaliptike. Madje, disa prej tyre i kanë cilësuar pamjet si të ngjashme me atë që imagjinohet si fundi i botës.

Furtuna e rërës pushtoi të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të vogla materiale tek banesat dhe bizneset.

Instituti Meteorologjik i Ankarasë njoftoi se gjithçka ndodhi për shkak të një furtune të papritur ere duke paralajmëruar se mund të ndiqet nga shira të fuqishëm.

Për fat të mirë nuk njoftohen dëme në njerëz.