Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi ben levizjen e papritur

691
0

Ish deputeti socialist Tom Doshi i cili mori nën kontroll Partinë SocialDemokrate të Skënder Gjinushit, një ditë pas zgjedhjeve njoftoi largimin nga kandidimi.

Tom Doshi në një letër dorëheqjeje njofton se nuk është as kandidat për deputet dhe as deputet nëse shpallet i tillë nga KQZ.

Doshi në letrën drejtuar KQZ shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që mandatin e tij ta marrë një tjetër nga PSD.

Dorëheqja e Tom Doshit vjen ndërsa SHBA e sulmoi fort dhe kërkoi nga qytetarët mos ta votojnë. Përkundër thirrjes amerikane, Tom Doshi duket se ka siguruar jo vetëm një mandat për vete, por edhe deri dy të tjerë. Mesa duket secila parti do takete me te lehte per te bere koalicion tashme me partine e Tom Doshit pasi ai nuk eshte me nje pengese.

LETRA E TOM DOSHIT

Kërkesë

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.