Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

150
0

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Sipas policisë, shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi në lagjen nr 13, Durrës.

Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policië Durrës, thuhet në njoftim.