Një batanije 5 euro, dalin pamjet ku bëhet pazar me ndihmat e dhuruara nga bamirësit

3498
0

Një prej tyre që merret me banorët e prekur që kanë nevojë për një strehim eshte dhe Reperi i njohur Capital T.

Ai po bën thirrje herë pas herë që kush mundet të ndihmojë sadopak këto njerëz nevojtar.

Por së fundmi reperi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregon se si po bëhet pazar me batanijet që janë për të dëmtuarit.

Ai, gjithashtu dhe shumë njerëz të tjerë kanë reaguar për keqpërdorimit të ndihmave, të cilat nuk po i marrin personat qe kane vertete nevoje.

Reperi ka bërë thirrje dhe për personat që duan të ndihmojnë, të shkojnë vetë dhe t’i dërgojnë pranë njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit sepse këto ndihma po përdoren për qëllime të tjera.