Një 40 vjeçarje shqiptare vritet me thikë dhe lihet në mes të rrugës në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi.

Mediat greke shkruajnë se Enkeleida Danaj është goditur me thikë në bark. Ngjitur saj është gjetur edhe çanta me sendet personale. Ndërkohë mbetet mister autori i kësaj ngjarje, e cila ndodhi në një nga qendrat kryesore të Menidit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima ishte nisur për në punë. Ndërkohë autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë në mënyrë që të kuptojnë më mirë dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Shqiptarja kishte më shumë se një kallëzim kundër bashkëshortit të saj për dhunë që prej vitit 2013. Edhe këtë muaj ajo kishte bërë një denoncim tjetër. Pavarësisht se policia i kishte ofruar që të transferohej në një nga strukturat për mbrojtjen e grave, ajo kishte refuzuar.

Siç shkruan Zougla, bashkëshorti Eduard Danaj do duhet të dalë sot në gjyq për denoncimin që i kishte bërë viktima. Autoritetet janë duke u përpjekur që ta lokalizojnë atë e ta marrin në pyetje në lidhje me ngjarjen.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.