“Nisja në 7 të pasdites perfundoja në 5 të mëngjesit”: I riu shqiptar rrëfen varësinë ndaj videove me pullë të kuqe. Psikologët ngrenë alarmin

445
0

Një nga fenomenet më të përhapura të epokës së internetit janë dhe  programet për të rritur. Të gjendur përballë botës së madhe virtuale, pa asnjë kontroll, për shumë të mitur dhe adoleshentë shqiptarë, pornografia është një problem i madh.

Rasti i fundit i publikuar i përket nje të riu nga qyteti i Sarandës. 19 vjeçari ka pranuar hapur varësinë ndaj pornos, gjithësesi pa treguar fytyrën për shkak të opinionit. Ky i ri pohon se ia kushton gjithë pasditen këtyre programeve, duke filluar kështu që nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit.

19-vjeçari nga Saranda

“Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë”, është shprehur 19-vjeçari.

Ai pohon gjithashtu se për shkak të varësisë ndaj pornos ka pasur rënie drastike si nga ana shëndetësore ashtu dhe nga mësimet. Por më e çuditshmja është që ai tashmë nuk shijon dot as marrëdhëniet seksuale me moshataret e tij.

“Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshataret e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, ka treguar adoleshenti.

Psikologia Besarta Taçi shprehet se varësia ndaj seksit është sëmundje dhe është më e theksuar te meshkujt. Ndërkohë që numri i personave që janë të varur nga seksi po rritet, psikologia këshillon prindërit të kenë sa më shumë kujdes më femijët e vegjël, pasi 10 përqind e personave që hyjnë në faqet pornografike i përkasin grupmoshës  13 deri ne 17 vjec.

Burimi:Top Channel