Nisja e fluturimeve/ Ministrja jep lajmin e mirë: Ja kur nis puna normalisht

347
0

Sot në orën 9:00 do të rikthehet me ne fund normalitetit në Aeroportin e Rinasit, pas nderprerjes në 48 orët e fundit.

Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bën me dije kështu rinisjen edhe të fluturimeve komerciale. 

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.

 Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në vend kanë ardhur kontrollorë nga Turqia dhe Greqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes së bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.