“Nisin shirat, ulen temperaturat”, Sinoptikani zbulon çfarë moti pritet këtë javë: Shira të fuqishëm ditën e ..

7433
0

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Hakil Osmani the se gjatë kësaj jave reshjet e shiut do të jenë pranishme për gjatë gjithë javës.

Ai tha se do të ketë një përmirësim të kushteve të motit gjatë të enjtes, por të premten shirat do të jenë më të fuqishëm.

“Ndryshe nga ato që kemi përjetuar më parë, kjo javë sjell mot të paqëndrueshëm. Pritet që orët e mesditës të jenë ato që do të sjellin zhvillim të vranësirave si fillim në zonat veriperëndimore e më pas gradualisht në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezente edhe rrebeshet e shiut.

Reshjet do të jenë me intensitete mesatare dhe të larta, kryesisht më të dukshme do të jenë në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Laçit, Tiranë, Elbasan. Pjesa tjetër e territorit do ketë sasi shirash më të pakta. Temperaturat do mbeten të larta ditën e sotme deri në 34 gradë celsius”,-tha Osmani.