4.5 C
Tirana

Nisin përshtypjet e para të turistëve, nuk do ta besoni çfarë shkruajnë të huajt për plazhet shqiptare

Date:

Share:

E mira e rezervimeve online kryesisht në Booking por, jo vetëm, është që mund të ndihmohesh edhe nga të tjerët me përshtypjet për hotelin ku ke qëndruar. Tashmë kur ka kaluar gati gjysma e sezonit veror, kanë filluar edhe përshtypjet që lihen në faqet e hoteleve shqiptare. Disa janë entuziastë dhe u ka pëlqyer hoteli dhe Shqipëria, të tjerë janë të zhgënjyer. Boris nga Zvicra, thotë: “Mungonte kafeja dhe mëngjesi, duhet të qëndroja tre net, por qëndrova vetëm një. Kishte fije floku të gjatë te dushi dhe ta mendosh që unë jam pa flokë”.
Ellen L. ka bërë një koment të gjatë mbi përshtypjet e saj pas një qëndrimi në Golem. “Jemi një familje me dy fëmijë, 7 dhe 4 veç, që kemi udhëtuar nga Oslo drejt Shqipërisë.

Së pari, Shqipëria është e re me turizmin ndaj përgatituni dhe mos prisni shumë. Nuk ka shumë çfarë të shihni jashtë hotelit. S’ka restorante (na u desh të hanim në hotel për një javë rresht), ka pak infrastrukturë dhe zona është e ndotur. Të paktën në zonën përreth hotelit. Ka më shumë për të parë nëse shkoni në Durrës, por duhet të merrni taksi dhe është 30 minuta larg dhe imagjinoni që ne, me dy fëmijë, nuk e shihnim si shumë komode.

Nuk prisja që Bregdeti i Durrësit të ishte kaq shumë i pazhvilluar dhe fjala Rivierë është jashtë këtij konteksti. Të mos ju shkojë për asnjë moment në mend se ka lidhje me Rivierën franceze. Por, hoteli është i ri dhe shumë i bukur. Për ata që janë të interesuar për sigurinë nuk ka alarm zjarri në dhomë. Muzika që luhet gjatë gjithë ditës është e lartë, nuk ka menu të veçantë për fëmijë dhe as karrige për ta”.
Leffeilanen, nga Suedia, jep përshtypjet e tij për hotelin ku ka qëndruar të cilin e vlerëson pozitivisht, si për sa i përket shërbimit edhe lehtësive që ofrohen. Plazhi cilësohet i mirë, me rërë të pastër dhe det me shumë pak dallgë./ Monitor

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.