Nishanit iu perkeqesua gjendja dhe shkoi per tu kuruar ne GJermani, Fevziu ben deklaraten e forte: Shteti shqiptar nuk i..

191
0

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ka informacione se shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish-Presidentit Bujar Nishani në Gjermani, aty ku dhe po trajtohej pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Më tej Fevziu shton se shtetit shqiptar i takonte që të mbulonte shpenzimet për arsye dinjiteti dhe për respekt ndaj personalitetit të Nishanit.  

 “Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar. Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e  Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun. Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e tij.

Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë, shteti mund të ia paguajë, nëse mundet të ia paguajë. Në këtë rast, do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit”, tha Fevziu.

Bujar Nishani u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Ai u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit nga shumë figura të njohura të politikës dhe familjarëve.