Nis zëvendësimi i deputetëve, emrat e kandidatëve të PD-LSI që pranojnë mandatin

Nis zyrtarisht zëvendësimi i deputetëve të cilët lanë mandatin, në radhët e opozitës.

Mësohet se nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë tre kandidatë të cilët kanë nisur procedurat për marrjen e mandatit.

Bëhet me dije se Enver Roshi kandidat në qarkun Elbasan, Aurora Mara kandidate në qarkun e Dibrës dhe Ylli Shehu kandidat në qarkun e Tiranës, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.

Në këtë mënyrë ata pranojnë marrjen e mandatit të deputetit, çka pritet të vendoset dhe nga KQZ. Kujtojmë se Ylli Shehu ka qenë deputet në radhët e Partisë Republikane, por u largua nga ajo parti për t’iu bashkuar LSI.

Sakaq mësohet se në radhët e demokratëve janë katër kandidatë të cilët nuk kanë pranuar të refuzojnë mandatin.

Bëhet me dije se ata janë Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenisheri.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.