Nis rihapja e kufijve mes shteteve te Evropës

Qeveria e Çekisë beri me dije se do të heqë kufizimet në transportin rrugor dhe hekurudhor ndërkombëtar, nisur nga e hena 11 maj, dhe se do të beje dhe lehtësira të tjera, të ndërmarra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Çekia, shteti me 10.7 milionë banorë, ka ndaluar transportin ndërkombëtar qysh më 14 mars.

Shteti i ka mbylli kufijtë dy ditë më vonë, për t’i rihapur ata në fund të prillit, me kushtin që udhëtarët të kenë test negativ të koronavirusit ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë.

“Po i lehtësojmë kufizimet në transport. Kalimi i kufijve do të jetë i mundshëm me autobusë dhe trena”, tha ministri i Transportit i Çekisë, Karel Havliçek.

Nderkohe kinematë, parukeritë dhe qendrat tregtare janë në mesin e bizneseve që po ashtu do të rihapen nga 11 maji.

Poasht nga ajo datë do të lejohen edhe ngjarjet publike me më së shumti 100 njerëz. Garat sportive do të lejohen po ashtu me numër të kufizuar ta audiencës. Çekia ka mbi 7,700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 251 viktima.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.