Përputhen është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, teksa formati paralajmëron një risi. Shumë shpejt pjesë e programit nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por gra dhe burra të cilët kërkojnë të kenë një partner apo partnere krah tyre.
“Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë, mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar të divorcuar apo të ve. Për këdo që është vetëm dhe dëshiron të ketë njohje të reja, por edhe të provojë një aventurë televizive, formati ka hapur audicionet.