Nis muaji i begatë i Ramazanit, myslimanët fillojnë agjërimin, ja kalendari për Shqipërinë

Sot, më 1 Mars ka nisur muaji i begatë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për të 30 ditët e këtij muaji duke u privuar nga ushqimi dhe çdo gjë tjetër ushqyese nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji i begatë ku në ka nisur shpallja e Kuranit.

Ndërkohë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka përcjellë ditën e djeshme një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj përkushtimi dhe solidariteti.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, tha Bujar Spahiu.

Spahiu thotë se në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit duhet të tregojmë me shumë dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

“Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit. Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar”, shtoi Bujar Spahiu

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative.

Kalendari zyrtar i muajit të Ramazanit per TIRANEN

Ky kalendar eshte per Shqipërinë. Për të parë kalendarin e Ramazanit 2025 per jashtë Shqiperise, mjafton te futeni ne faqen salah.com nga celulari juaj dhe do tju shfaqet koha e sakte në baze të vendndodhjes tuaj..

Latest articles

Related articles

spot_img