19.5 C
Tirana

Nis eksperimenti ne Gjermani, 1200 euro çdo muaj per tre vjet pa bërë asgjë

Date:

Share:

Për një periudhë kohore prej tre vjetesh, një grup i përzgjedhur personash në Gjermani do të paguhen çdo muaj nga 1200 euro pa bërë asgjë. Deutsche Welle raportoi nisjen e një eksperiementi mbi të ardhurat bazike ku përfituesit e shumës do të duhet të plotësojnë vetëm disa formularë raportimi me pyetje.

“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave më shumë se 1.5 milionë vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë studim të madh mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara. Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësisht prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë tre vjeçare” raportoi DW.

Paratë e këtij eksperiementi vijnë nga një grup donatorësh, të paktën 150 mijë të tillë dhe është i çliruar nga taksat. Në fund të projektit çdo pjesëmarrës do të marrë 43 mijë euro që çon në total koston e projektit 5.6 milionë euro. E gjithë kjo është nisur nga një projekt bamirësie në Berlin.

Zyrtarët nga bamirësia Mein Grundeinkommen (Të ardhurat e mia bazike) janë të bindur se një e ardhur e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët do të zgjidhte shumë probleme aktuale. Supozimi është se njerëzit bëhen më kreativë dhe bëhen më të lirë dhe më të lumtur nëse nuk përballen vazhdimisht me presionin për të fituar para të mjaftueshme për tja dalë.

Nëse është kështu në realitet do të hulumtohet shkencërisht gjatë projektit. “Ne do të analizojmë atë që njerëzit bëjnë gjatë një periudhe kur ju garantohet siguria materiale,” tha shefi i projektit Jürgen Schupp nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW).

Ndër pyetjet që do të marrin përgjithe janë: A do të shpenzojnë personat e eksperientit të gjitha paratë apo do të kursejnë një shumë të caktuar? A do të ndalojnë së punuari apo të punojnë më pak? Po ashtu, a do të dhurojnë para për të tjerët?

Eksperimenti do t’i japë ekipit të tij të gjitha përgjigjet që i duhen, thotë Schupp. Edhe ndryshimet në nivelet e stresit të njerëzve mund të identifikohen me ndihmën e mostrave të flokëve, argumenton ai.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.