Nipi i Ismail Qemalit befason: Ai ishte mason, edhe unë jam! Ka shenja që nga fëmijëria

Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës, është shprehur mëngjesin e kësaj të hëne në 110 vjetorin e Flamurit dhe Pavarësisë, se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë.

Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi, objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime.

“Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si problem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike.

Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo. Por disa vëllezër masonë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismail Qemalit, për Euronews Albania.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.