Ngriti ne kembe te gjithe Italine. Gjendet pas dy ditësh shëndoshë e mirë 2-vjeçari në pyll

Një ngjarje e cila konsiderohet si mrekulli ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë vetëm 2- vjeç është gjetur shëndoshë e mirë dy ditë pas zhdukjes në një pyll.

Nicola Tanturli, djali dy-vjeçar që u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio para dy ditësh u gjet i gjallë.

Mediat e huaja raportojnë se djali i vogël u gjet në përrua nga gazetari Giuseppe Di Tommaso.

Nicola ishte vetëm me një këpucë dhe duket se ai ka ecur të paktën 4-5 km nga shtëpia deri në pikën ku u gjet. Ai u gjet nga gazetari i ‘Rai 1’ pasi kishte dëgjuar zhurma që vinin nga një përrua.

“Dola nga makina për një moment dhe dëgjova një britmë.  E kuptova menjëherë, kështu që fillova ta thërrisja me emër” Nicola “dhe ai u përgjigj me një zë të zbehtë “mami” në atë moment unë u hodha në përrua madje duke lënduar këmbën time. Ai ishte atje prapa një grumbulli ferrash dhe po thërriste mamanë. Ai dukej mjaft i dëshpëruar dhe i frikësuar,”– tregoi gazetari.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.