Ngriti në këmbë gjithë policinë, gjendet 22-vjeçarja nga Fieri: Isha pak tek…

730
0

Pak orë më parë familjarët e Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve, në Fier ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e vajzës së tyre. Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se 22-vjeçarja është rikthyer në shtëpi dhe ka njoftuar se ishte te kunata në Tiranë.

Në fillim u tha se Sidorela Ramaj, e martuar me dy fëmijë, kishte shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.