Ngritë nga i ftohti sot, por s’keni parë gjë akoma. Në këto qytete do të shkojë deri në – 20 gradë

776
0

Ndërsa dita e shtunë është cilësuar si dita me e ftohtë e vititi, Janari ka sjellë një mot shumë më të fothtë në Shqipëri. Në pothuajse 90% të vendit ka patur reshje të dëndura dëbore, ku nuk kanë munguar edhe incidentet për shkak të ngricave. Kujtojmë se ditën e sotme u shënua edhe viktima e parë nga acari, në qytetin e Korçës ku humbi jetën një person që udhëtonte me biçikletë.


Por sipas sinoptikanëve moti nuk do të ndryshojë të paktën edhe për një javë, ku dita e hënë pritet të jetë më e ftohta. Në kryeqytet do të arrijnë në -7 temperaturat e ulta, ndërsa Korça do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat do të arrijnë në -20.