Ngrihet Alarmi! Mishi i pulës me salmonelë ka përfunduar në..

253
0

AKU ka evidentuar në Vlorë 6 subjektet që kanë tregtuar produkte me salmonelë. Gazetari i A2 CNN, Edi Ruçi raportoi në Ditarin me Bruna Çifligun se numri i subjekteve që tregtonin mish pule me salmonelë, mund të jetë më i lartë por sipas tij i kanë hequr nga tregu. Ai tha se kontrollet janë kryer në markete, restoranete dhe fast food-e afër shkollave.

“Pas lajmit të publikuara në media AKU ka nisur kontrollet në çdo subjekt privat në Vlorë, tashmë ka një rezultat. Duke u klasifikuar si biznes me risk të lartë, kryesisht për tregtimin e pulës me salmonelë. AKU ka nisur kontrolle në markete supermarkete e tregje në të cilat shiten produkte të mishit. Hapi i radhës ka qenë kontrolli i restoranteve si hallkë lidhëse e marketeve që shesin produktet. Janë kontrolluar edhe fast food-et pranë shkollave.  Nga këto kontrolle kanë rezultuara  6 subjekte kanë pasur në pronësi produkte me salmonelë, kanë qenë markete, supermarkete, por nuk kanë munguar as restorantet. Burime pranë AKU Vlorë bëjnë të ditur se numri mund të jetë shumë më i madh por këto subjekte kanë hequr nga tregu produktet”.

Sipas gazetarit të A2 CNN, sasi e sekuestruar ka qenë e kosniderueshme, ndërsa janë marrë masa administrative ndaj subjekteve që i tregtonin.

“Ndaj këtyre bizneseve kanë marrë masa administrative që variojnë si edhe të bëjnë kujdes pasi në rast përsëritje atëherë do të çohet në pezullim të aktiviteti tregtar. Spitali i Vlorës konfirmon që nuk ka persona që të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të salmonelës Ka qenë një sasi e konsiderueshme, por janë të rezervuar për të mos përhapur panik. Kontrollet po vijojnë edhe në këto momente në rang qarku në të gjitha subjektet private”.

Gazetari theksoi se “ka dyshime se janë futur në markete nga furnitorë të qyteteve të ndryshme dhe më pas janë blerë për t’u servirur në restorante. Ka dyshime se mund të jenë furnizuar edhe direkt dhe mund të kenë qenë në dijeni që kanë qenë me salmonelë”. (A2 Televizion)