Ngjarje e rende/ Shqiptari gjendet i masakruar në Itali

2941
0

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja, i cili është gjetur i vdekur në Itali.

Shqiptari u gjet në një zonë të pyllëzuar në provincën e Trevisos, pasi familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme. Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë. Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë, konkretisht në kokë, gjoks, si dhe në duar. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi. Akoma nuk ka një pistë ku përqendrohen hetimet mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.

Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël./g.shqip/