Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” në Shkodër. Dyshohet se shtetasja amerikane, S. S., është vrarë me mjet prerës në një banesë të marrë me qira.


Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet të jetë autori i krimit. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar nga përdorimi i mjeteve prerëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të tjera rreth motiveve të mundshme të krimit, ndërkohë që po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.