Ngjarja e Kavajës, flet gruaja: Burrin e dua, nuk është e vërtetë që thuhet. Unë isha me shokun..

4424
0

Në intervistën dhënë gazetarit të “News24″, Marsida Qatja flet për “News24” pas ngjarjes së ditës së sotme në qytetin e Kavajës.

30-vjeçarja foli se si është e verteta mbi ngjarjen e rënd, që ndodhi në banesën e saj, ku ishte ishte duke darkuar me tre burra të tjerë.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijë dhe ai na shqetëson. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë.

Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bled kishte 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares , unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte direkt . Polici, që ishte dhe shoku jonë, u vetëmbrojt normalisht, mua me djalin e vogël, nuk kishte fëmijë të tjerë brenda.

Më vjen keq për motrën, që është cenuar për punën e agjencisë. Motra ime s’ka të bëjë fare me këtë çështje. As në agjenci s’ka hyrë ndonjëherë, as bileta fiktive, as kontakte, madje s’kemi pas as shoqëri të përbashkët. Unë jam dhe e martuar, jo më larg se sot me vjen një letër nga burri im, që shkruhen fjalët nga më të ndryshmet.

Unë e kaloj shumë mirë me atë, më do dhe e dua. Kam një raport shumë të mirë me burrin, iki njëherë në muaj dhe e takoj në Gjermani, pasi është në burg. Këta kanë arritur, qoftë te motra, qoftë tek unë, deri në shkatërrim familje. Mua më vjen keq dhe për viktimën, pasi edhe atë e kishim shok, nuk është se nuk kishim kontakte”, tha Qatja.