Ngacmimet seksuale në urban/ Habit studentja: Burrat na hedhin fjalë dhe…

52456
0

Ngacmimet seksuale ndaj vajzave ndodhin më shpesh nga ç’mund të mendohet, një vajzë e ndaluar në rrugë nga gazetarja e “Good Morning Albanians” tha se sa herë që vajzat dalin në rrugë ngacmohen seksualisht.

“Dy tre ngacmime ndodhin patjetër”,- tha ajo.

Këto ngacmime sipas dy vajzave të cilat folën për “Good Morning Albanians” kryesisht vijnë me fjalë dhe nga persona të mëdhenj në moshë.

“Ka pasur ngacmime me shikime, me përndjekje apo me vetëprekje, këto janë raste që i kemi parë apo i kemi dëgjuar nuk është se na kanë ndodhur vetë. Në shumicën e rasteve edhe me fjalë që edhe kur të tjerët i kanë dëgjuar nuk kanë reaguar”, -tha studentja.

“Se di me thënë të drejtën, mund të flasë, pasthirrma, thonë fjalë banale. Të komentojnë trupin. Ka raste. Ka pasur edhe raste prekje, po në këto raste vajzat ngrenë zërin. Kur ka shumë njerëz, ngacmuesit edhe nuk guxojnë shumë”,-tha studentja tjetër.